Pas përfundimit të shkollës, disa nxënës angazhohen nëpër zanate të ndryshme gjatë pushimit të verës

Pas përfundimit të shkollës, disa nxënës angazhohen nëpër zanate të ndryshme gjatë pushimit të verës

Gazetar: Avni Tahiri

Mihaela Trajkovska, këtë vit është maturante, gjatë verës, ajo angazhohet edhe në dyqanin e prindërve të saj për shitjen e suvenirëve në Çarshi të Shkupit.

Përderisa angazhohet në dyqan, Mihaela përgatitët edhe për provimet e maturës.

”Po i ndihmoj nënës, pas punës sigurisht që shoqërohem me shokë e shoqe. Këtu punojmë gjithë ditën dhe në të njëjtën kohë bëhem gati për provimet e maturës. Në çarshi ka edhe shumë turistë dhe sigurisht që të ndihmon në praktikë të gjuhës Angleze? Po, kemi turistë, ushtroj gjuhen Angleze por edhe Gjermanisht, dhe komunikoj me ata”, tha Mihaela Trajkovska – Maturante.

Sipas nënës së Mihaela Trajkovskës, angazhimi i fëmijëve në kohë të pushimeve verore është shumë i rëndësishëm dhe në këtë mënyrë e trashëgojnë edhe zanatin e prindërve por në të njëjtën kohë përforcojnë edhe gjuhet e huaja përmes komunikimit me turistët.

“Fëmijët tanë janë mbështetja jonë, në periudhën e verës fëmijët punojnë me ne dhe në këtë mënyrë kemi edhe kontroll ndaj tyre që të mos humbin kohen në telefona, kompjuter por gjithsesi kanë rekreacion edhe këtu. Praktikojnë edhe gjuhen angleze njëkohësisht? Po, vajza ime flet anglisht, gjermanisht dhe gjuhë tjera si shqip dhe serbisht. Në kohen më të madhe të huajit flasin anglisht dhe vajza flet mirë anglisht”, tha Olga Trajkovska Maniq – Pronare e dyqanit.

Përveç Mihaela Trajkovskës, e cila angazhohet në dyqanin me suvenirë të prindërve të saj, ajo shpesh fton edhe shoqërinë aty që të komunikojnë me turistët. Në dyqanin e Olga Trajkovskës në Çarshi të Shkupit, turistët kërkojnë më së shumti fluturat e punuara me filigran. Viteve të fundit është bërë praktikë që nxënësit të angazhohen në zanate dhe punë të përkohshme derisa shfrytëzojnë pushimet verore nga qershori deri në fund të gushtit./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button