Pas pesë muajve mungesë, De Jong rikthehet në terren

Mesfushori holandez, Frenki de Jong, do t’i kthehet Barcelonës në stërvitje javën e ardhshme, pas pesë muajsh mungesë.  Të premten “Mundo Deportivo” ka raportuar se De Jong ka pranuar rezultate pozitive pas stërvitjeve individuale që i bëri në ditët e fundit.

Mësohet se trajneri Hansi Flick është i lumtur për kthimin e De Jongut. Holandezi e lëndoi kyçin e këmbës në ndeshjen ndaj Real Madridit që u zhvillua në muajin prill. Ai i mungoi edhe përfaqësueses së Holandës në “Euro 2024”.

LEXO EDHE:

Back to top button