Pas Reijndersit, Man. Siti siguron edhe Rajan Çerki

Pas arritjes së marrëveshjes me mesfushorin Tijjani Reijnders nga AC Milan, Mançester Siti ka siguruar edhe shërbimet e një tjetër talenti të madh, Rajan Çerki. Fabrizio Romano ka konfirmuar se Siti dhe Çerki kanë rënë dakord për kushtet personale, duke bërë një hap të madh drejt transferimit të sulmuesit francez nga Olimpik Lion.

“Kuptoj që Man. Siti dhe Rajan Çerki kanë arritur një marrëveshje për kushtet personale”, ka shkruar Romano.

Një ofertë zyrtare nga Man. Siti për Lionin do të dorëzohet në orët e ardhshme për të konkretizuar marrëveshjen. Bisedimet mes dy klubeve kanë nisur gjatë fundjavës dhe janë zhvilluar në mënyrë pozitive, me marrëveshjen që po shkon drejt finalizimit.

Çerki ishte në radarin e Liverpullit si alternativë për Florian Virtzin, por Man. Siti ka vepruar më shpejt dhe më vendosmërisht.

Ish – kampionët e Anglisë po ndërtojnë me kujdes të ardhmen, duke afruar lojtarë me potencial të madh, si Reijnders dhe Çerki, për të forcuar edhe më shumë skuadrën e Pep Guardiolës.

LEXO EDHE:

Back to top button