Pas rënies së formës te Liverpulli, klubet saudite e ndjekin Sallahun

33-vjeçari egjiptian,Mohamed Sallah,  po has vështirësi të përsërisë formën e shkëlqyer të sezonit të kaluar, ndërsa së fundmi u la në stol në fitoren 2-0 të Liverpullit ndaj Uest Ham. Burime pranë afatit kalimtar saudit bëjnë të ditur se drejtuesit e klubeve mbeten të vendosur për ta transferuar yllin afrikan, me Al Hilal që kryeson garën dhe Al-Qadsiah që shfaq interes konkret.

Kjo situatë rrit gjasat që një lëvizje e mundshme të rikthehet në qendër të vëmendjes në verën e vitit 2026, sidomos nëse forma e Salah vazhdon të luhatet nën kërkesat taktike të trajnerit Arne Slot.

Sezonin e kaluar, Salah ishte vendimtar me 29 gola dhe 18 asistime në 38 ndeshje të Ligës Premier, duke udhëhequr Liverpulin drejt titullit.

LEXO EDHE:

Back to top button