Pas sulmit me fizhekzjarr, reagon për herë të parë portieri i Klermontit

Një ngjarje shumë e shëmtuar ndodhi në fund të ndeshjes Montpelje-Klermont në fundjavën e fundit të Ligue 1. Rezultati ishte 4-1 në minutat e fundit, kur një tifoz vendas hodhi një fishekzjarr drejt portierit Mori Diav, i cili u la i shtangur në tokë dhe u largua nga fusha me barelë. Ndeshja është pezulluar dhe ende pritet një vendim nga Ligue 1.
Ndërsa së fundmi portieri i Klermont ka reaguar për të qetësuar fansat, por njëkohësisht edhe për të rrëfyer momentet që ka përjetuar.
“Është e vështirë të gjesh fjalët pas këtyre ngjarjeve. Pas mesazheve të shumta të marra, veçanërisht dua t’ju qetësoj. Jam mirë, përgjigjet që mora nga testet mjekësore në mëngjes më lejuan që t’i përgjigjem thirrjes së ekipit tim kombëtar, Senegalit. Jam jashtëzakonisht i tronditur nga sulmi që pësova, nuk luaj futboll që të kem frikë në fushë. Kjo sjellje nuk ka vend në stadium,” shkruan Diav në rrjetet e tij sociale.