Pas temperaturave përvëluese vendi u përshi nga moti i keq me reshje shiu, erë e breshër

Pas temperaturave përvëluese vendi u përshi nga moti i keq me reshje shiu, erë e breshër

Pas temperaturave përvëluese vendi u përshi nga moti i keq me reshje shiu, erë e breshër. Reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje në rajonin e Tetovës. Rrugët u shndërruan në lumenj duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë Njësiti Zjarrfikës i Tetovës ka bërë thirrje për shkyçjen e tërësishme të energjisë elektrike në të gjithë Tetovën sepse ekziston rreziku për goditje elektrike për shkak të përmbytjes së bodrumeve të më shumë shtëpive dhe objekteve.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza gjithashtu kanë informuar se në numrin emergjent 112 kanë mbërritur shumë denoncime nga qytetarët për përmbytjen e bodrumeve të tyre. Enti Hidrometeorologjik ndërkohë ka apeluar për kujdes të shtuar në të gjithë territorin e vendit për shkak të motit të keq, të përcjellë me reshje të shiut, vetëtima, erë e breshër.

 

LEXO EDHE:

Back to top button