Pas triumfit në Serie A, Napoli afër të sigurojë De Brujne-n

Raportet nga Italia të shtunën në mëngjes pretendojnë se Napoli është tani pranë sigurimit të një marrëveshjeje me yllin belg të Man. Sitit, Kevin De Brujne, pas fitores së “Scudetto”-s.  Sipas raporteve të fundit, De Brujne i ka dhënë miratimin personal kalimit te Napoli, sapo t’i përfundojë kontrata me Man. Sitin, në fund të qershorit.

33-vjeçari do të jetë i lirë në treg pas një qëndrimi 10-vjeçar në “Etihad”, periudhë në të cilën fitoi gjashtë tituj të Premier Ligës dhe një trofe të Ligës së Kampionëve, përveç shumë të tjerëve.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Napoli tashmë ka paraqitur një ofertë për mesfushorin e Premier Ligës dhe është gati të marrë “dhuratën e parë”.

Thuhet se Napoli i ka ofruar një kontratë dyvjeçare me një pagë të konsiderueshme, edhe pse jo aq të lartë sa 12 milionë eurot neto që De Brujne thuhet se përfiton aktualisht te Man. Siti.

Drejtori sportiv i Napolit, Xhiovani Mana, tashmë ka qenë në Mançester për të diskutuar projektin, ndërsa gruaja e De Brujne ka vizituar qytetin e Napolit për të parë mundësi banimi.

LEXO EDHE:

Back to top button