Pas vendimit të Rusisë për rekrutimin e ushtarëve, janë rritur kërkesat në google “si të thyesh krahun”!

Kërkimet në Google për “si të thyhet krahu në shtëpi” u rritën në Rusi pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm të popullsisë për të luftuar në Ukrainë.

Presidenti rus tha se rekrutimi do të zbatohet vetëm për rezervistët, me dekretin që hyn në fuqi të mërkurën, raporton Newsweek.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili foli pas fjalimit të Putinit drejtuar vendit, tha se 300 mijë burra me “përvojë të mëparshme ushtarake” tani do të thirren.

Pas kësaj, kërkimet në Google për “si të thyesh krahun në shtëpi”, shpërthyen në të gjithë Rusinë, duke ndezur spekulime se disa rusë mund të marrin masa ekstreme për të shmangur luftimet në Ukrainë.

Google Trends rendit termet e kërkimit nga zero në 100 gjatë një periudhe kohore, ku zero përfaqëson pikën më të vogël të interesit dhe 100 më shumë.

LEXO EDHE:

Back to top button