Pas Zelenskyt edhe kryeministrja estoneze kërkon të mos lëshohen viza turistike për rusët

Pas Zelenskyt edhe kryeministrja estoneze kërkon të mos lëshohen viza turistike për rusët

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, i ka bërë thirrjeve shteteve evropiane që të ndalen duke lëshuar viza turistike për rusët – në kohën kur ky vend po zhvillon luftë në Ukrainë.

Ajo është e bindur se vizitat në Evropë janë privilegj, jo e drejtë e njeriut. Trafiku ajror për Rusinë është mbyllur.

“Të vizitosh Evropën është privilegj, jo e drejtë e njeriut. Trafiku ajror për Rusinë është mbyllur”, shkroi ajo në profilin e saj në Twitter.

Kryeministrja estoneze ka theksuar se ka ardhur koha që t’i jepet fund vizitave turistike për Rusinë.

E të njëjtat deklarata i ka bërë sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili i kërkoi BE-së që t’ua ndalojë rusëve udhëtimet.

Kjo deklaratë e tij nuk i pëlqeu fare Moskës, ku zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se deklaratat e Zelenskyt janë irracionale.

LEXO EDHE:

Back to top button