“Pasaporta”, arsyetohet Toshkovski: MPB-ja ka vepruar pas insistimit të Gjykatës së Apelit

“Pasaporta”, arsyetohet Toshkovski: MPB-ja ka vepruar pas insistimit të Gjykatës së Apelit

Pronari i “Pucko Petrol”, Asmir Jahoski, ka marrë pasaportë me procedurë të përshpejtuar nga Ministria e Brendshme, por pas një urdhri paraprak nga gjykata ndërsa Ministri Pançe Toshkovski thotë se ministria ka vepruar vetëm pas insistimit të Gjykatës së Apelit kur ia ka lëshuar pasaportën. Jahoski është i dyshuar në hetimin për prokurimin e naftës për TEC Negotinë, ku mashtrimi kap vlerën e rreth 167 milionë eurove. Pasi Gjykata e Apelit ia ktheu pasaportën, reagoi edhe VMRO-DPMNE, duke akuzuar Jahoskin se në vend që të jetë në paraburgim, tani është në Bosfor të Turqisë. Toshkovski thotë gjithashtu se pyetja kyçe se pse Jahoski mori pasaportë duhet të shtrohet në Gjykatën e Apelit.

“Ashtu si me individë të tjerë që kanë qenë gjithashtu me interes për publikun në të kaluarën, kur kemi vepruar në përputhje me kompetencat ligjore dhe në kuadër të një procedure urgjente, kemi lëshuar dokumente brenda një dite, kështu që, në këtë rast, ne veprojmë dhe lëshojmë, sipas vendimit të gjykatës, dokumentacion përkatës, në kuadër të kompetencës së Ministrisë, sa më shpejt të jetë e mundur kur është procedurë urgjente. Mendoj se thelbi i pyetjes në këtë rast duhet të jetë se si gjykata mori vendim për kthimin e dokumentit në fjalë, dhe jo pse Ministria e Brendshme veproi në përputhje me vendimin e gjykatës. Ministria e Brendshme nuk mund të veprojë ndryshe, as tani, as më parë, as në të ardhmen nuk do të veprojmë në kundërshtim me vendim të prokurorit publik ose një vendim të marrë nga ndonjë gjykatë përkatëse”, deklaroi Pançe Toshkovski- ministër i Punëve të Brendshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button