“Pasaportat”, shumica parlamentare hedhë poshtë propozimin e VMRO-së

“Pasaportat”, shumica parlamentare hedhë poshtë propozimin e VMRO-së

Gazetare: Ajnur Bafqari

Shumica Parlamentare e hodhi poshtë propozimin e VMRO-së për vazhdimin e afatit të pasaportave deri më 31 dhjetor këtë vit. Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE akuzoi deputetët e BDI-së dhe LSDM-së për përkeqësim të situatës me pasaportat, që me vetëdije dhe qëllim e kanë krijuar.

“Propozim/ligji ynë për ndryshim dhe plotësim me të cilin kërkuam që të vazhdohet afati I vlefshmërisë së pasaportave, të dhëna me emrin Republika e Maqedonisë, e që kanë afat, u refuzua prej atyre që e kanë shkaktuar problemin. Shkëputja nga realiteti dhe ngurrimi për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vet, që I ka izoluar nga bota e civilizuar është një fenomen I paparë, veçanërisht duke pasur parasysh që jemi anëtare e NATO-s dhe duam të fillojmë bisedimet me BE-në”, deklaroi Dragan Kovaçki, Grupi Parlamentar I VMRO-DPMNE-së.

Për mazhorancën, propozimi ishte në Kundërshtim me Kushtetutën dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.

Delegacioni i BE-së në vend njoftoi se njohja e pasaportave me emrin e vjetër të shtetit është punë e secilit shtet individualisht. Nga atje nënvizuan se vendi duhet të vazhdojë që t’I respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe përcaktimet e Marrëveshjes së Prespës që kanë të bëjnë me ndërrimin e pasaportave.

“Është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe angazhimet për ndërrimin e pasaportave, që janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës. Ju kujtojmë se njohja e dokumenteve të udhëtimit të lëshuara nga vendet e treta është përgjegjësi e secilit shtet anëtar veç e veç”, thonë nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Propozimi i VMRO-DPMNE-së për vazhdim të afatit të pasaportave u dorëzua në ditën e njëjtë kur deputetët miratuan vazhdimin e afatit për patentë shoferin. Më 12 shkurt skadoi afati i pasaportave, ndërsa shumë qytetarë akoma nuk janë pajisur me këtë dokument udhëtimi për shkak të mungesës së terminëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button