Pasi siguron 3 pikë Leçes, Ramadani: Dua të bëj mirë ndaj Italisë

Ylber Ramadani është pa diskutim një nga zbulimet e këtij sezoni në Serie A, një titullar absolut te Leçe, i pa prekshëm edhe në sytë e Silvinjo-s. Mesfushori kuqezi e dërgoi paraqitjen e tij në një tjetër nivel përballë Frosinones teksa nxori në pah një tjetër karakteristikë të tij, atë të “bomberit”.

Në një kohë kur ndeshje ishte 1-1, deri në minutën e 89-të, Ramadani me një predhë nga distanca realizoi një super gol duke i dhuruar ekipit të tij një tre pikësh të artë, një gol me dedikim që në fund i dhuroi edhe statusin e lojtarit të ndeshjes, futbollisti me notën më të lartë në radhët e Leçe-s.

 “Ndeshje e vështirë deri në minutën e 89-të kur kontrollon topin dhe më pas lëshon një shigjetë që vlen tre pikë, nota 7 për Ramadanit”, shkruajnë mediat italiane,

 

“Këtë gol ia dedikojë pikësëpari bashkëshortes time pasi po presim një djalë, më pas ja dedikoj këtyre njerëzve që më kanë ndihmuar që nga dita e parë që kam ardhur këtu. Janë tre pikë të rëndësishme kundër një rivali direkt. Tani jam i përqendruar te ky sezon, më pas do të jetë Evropiani kundër Italisë, kam dëshirë të bëjë mirë”, u shpreh ndër të tjera Ramadani.

LEXO EDHE:

Back to top button