Pasi u shpërnda një video e mëhershme, Billie Eilish ka kërkuar falje për fjalën që ka përdorur

Billie Eilish ka kërkuar falje për shkak të një videoje që është bërë virale në rrjet. Në një video të shpërndarë në TikTok, që u publikua në fillim të këtij muaji, Billie shihet duke thënë diçka kundër aziatikëve. Videoja është bërë disa vite më parë, por vetëm tani është bërë publike. Për këtë arsye fansat i janë kthyer kundër Billie Eilish dhe ajo është detyruar të kërkojë falje publikisht.
Në faljen e saj, Eilish tregon se asokohe ka qenë 13 ose 14 vjeçe dhe nuk e dinte se mënyra si foli ishte ofenduese për aziatikët.
“Jam e tmerruar dhe e turpëruar dhe dua ta heq atë fjalë që kam thënë. Kjo ishte hera e parë që e dëgjoja atë fjalë në një këngë, sepse askush rreth meje nuk e ka përdorur. Pavarësisht injorancës dhe moshës sime të asaj kohe, asgjë nuk e justifikon faktin se ajo ishte e dhimbshme. Dhe për këtë gjë kërkoj falje”, është shprehur Billie.
“Është absolutisht nonsens dhe në asnjë mënyrë nuk është imitim i askujt apo i asnjë gjuhe, theksi ose kulture”, ka thënë këngëtarja.
Ajo ka shtuar se nuk e ka pasur si qëllim të ofendojë dhe të lëndojë njerëz, sepse kjo gjë e prek dhe atë vetë.