“Paso topin, ne nuk jemi Leo Messi”, Walker u revoltua ndaj bashkëlojtarit të tij gjatë ndeshjes me Napolin

“Paso topin, ne nuk jemi Leo Messi”, Walker u revoltua ndaj bashkëlojtarit të tij gjatë ndeshjes me Napolin

Kyle Walker u detyrua t’i jap një mesazh bashkëlojtarit të tij tek Milani, Joao Felix, pas pjesës së parë ndaj Napolit. 

Reprezentuesi anglez Walker u ndje se duhej të bisedonte me kolegun e tij portugez teksa po bëheshin gati për t’u futur në fushë për pjesën e dytë ndaj Napolit. 

Milani qartësisht duhej të ndryshonte diçka pasi ishin duke pësuar humbje me rezultat 2-0 pas 45 minutave të para. 

I huazuari nga Chelsea, Felix, sipas mendimit të Walker, po mundohej shumë kur kishte topin në posedim. 

Mbrojtësi me eksperiencë, i cili po luan tek ‘Rossonerët’ në formë huazimi nga Man City, u pa duke i thënë Felixit: Paso topin, ne nuk jemi Messi. 

Këshilla e Walker duket se hasi në vesh të shurdhër, pasi Felix u zëvendësua vetëm 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. 

Sulmuesi meksikan Santiago Gimenez kishte dështuar të shënonte nga penalltia të cilën e mori përsipër ta ekzekutonte para Christian Pulisic. 

Walker ka pësuar vetëm tri humbje pas 10 paraqitjeve të tij për Milanin në të gjitha garat, gjë që ka bërë që ata të zbresin në pozitën e nëntë në Serie A.

LEXO EDHE:

Back to top button