“Pastrimi i Lindanit”, Kovaçevski: Përgatitjet përfunduan, javën tjetër fillon pastrimi

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski qëndroi sot në fabrikën e Ohisit për të vëzhguar nga afër procesin e pastrimit të Lindanit nga deponia e vogël. Me këtë rast Kovaçevski deklaroi se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet dhe se javën tjetër fillon pastrimi.

“Është vendosur pajisja, pas çka do të filloj pastrimi i lindanit. Përmes binarëve special do të vendoset në kontejner special dje më pas do të dërgohet në Francë dhe Holandë. Përgatitjet kanë përfunduar dhe javën e ardhshme fillon pastrimi. Kjo deponi ekziston që nga viti 1975”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button