Përjashtimi apo pezullimi i përkohshëm i sporteve ruse po vazhdon. Unioni Ndërkombëtar i Patinazhit (ISU) ka njoftuar se i ka përjashtuar atletët rus dhe ata bjellorus, të cilët nuk do të kenë të drejt pjesëmarrjeje në garat ndërkombëtare të sportit mbi akull.
Ekipet kombëtare të Rusisë dhe të Bjellorusisë do të ndalohen të marrin pjesë në garat e sivjetme që do të organizohen nga ISU. Ky i fundit, përmes një njoftimi zyrtar e shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e pamohueshme për Ukrainën.
Gjithashtu, ISU-ja u shpreh e gatshme për të ndihmuar edhe në aspektin humanitar për anëtarin e saj – Ukrainën. Njëjtë si në sportet tjera, edhe ky institucion theksoi se vendimi do të jetë në fuqi deri në një njoftim tjetër. Paraprakisht, Rusia dhe Bjellorusia u përjashtuan nga sportet si futbolli, basketbolli, hendbolli etj.








