Pau Kubarsi vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Barcelona arriti një fitore shumë të rëndësishmë në udhëtim, duke e mposhtur 2:3 Paris Sen Zhermenin, në ndeshjen e parë cerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Ishte një paraqitje fantastike ekipore e katalonasve, mirëpo mes tyre u dallua qendërmbrojtësi i ri, Pau Kubarsi. Madje, ishte pasimi i tij nga mbrojtja që e nisi aksionin në golin e parë të mysafirëve.

Ai theu një rekord të madhe, duke u bërë futbollisti më i ri që starton në një cerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kujtojmë se Kubarsi është vetëm 17 vjecar.

LEXO EDHE:

Back to top button