Paulo Fonseka: Në Itali nuk kanë fare durim me trajnerët

Paulo Fonseka, trajneri portugez që aktualisht është në krye të Olimpik Lion në Ligue 1, është rikthyer të flasë për Milanin dhe aventurën e tij në pankinën kuqezi. Në një intervistë për “The Guardian”, trajneri i lindur në Mozambik më 1973, me të kaluar në klube të nivelit të lartë si Porto, Shakhtar dhe Roma, ka rikthyer në vëmendje shkurtimisht atë që ndodhi mes korrikut dhe 30 dhjetorit 2024, datë kur ai u shkarkua nga drejtimi i “Djallit”.

“Në dhjetëvjeçarin e fundit, Milani e ka fituar vetëm një herë titullin kampion. Është një periudhë e vështirë për të. Ishte kënaqësi të trajnoja atje dhe më vjen vërtet keq që nuk pata kohë të vazhdoja punën. Mendoj se mentaliteti në Itali është krejtësisht ndryshe nga ai në Angli, ku i jepet kohë trajnerit. Por kjo është mënyra si ata e jetojnë futbollin”.

 

Fonseka me Milanin regjistroi 24 ndeshje në pankinë, me një bilanc prej 12 fitoresh, 6 barazimesh dhe po aq humbjesh në të gjitha kompeticionet. Një rendiment mjaft i ngjashëm me atë të pasardhësit të tij, bashkëkombësit Serxhio Konseisao, i cili në 22 ndeshje ka arritur 10 fitore, 5 barazime dhe 7 humbje. Në favor të këtij të fundit, megjithatë, është fitorja e Superkupës Italiane, e arritur më 6 janar, në pankinën e tij të dytë me Milanin.

LEXO EDHE:

Back to top button