Pavarësisht kundërshtimeve të mjekëve, Klinika e Neurologjisë po përgatitet për trajtimin e pacientëve me Covid-19

Klinika e Neurologjisë në Shkup është duke u përgatitur për tu bërë repart për hospitalizimin e pacientëve me CoVid-19. Këtë vendim e kundërshtojnë mjekët, por Ministri i Shëndetësisë është i prerë. Kjo godinë e ekzaminimeve interne që ndërlidh disa reparte është bërë kantier ndërtimi. Hapësirat për mjekimet ambulantore dhe të mjeshtërve që rinovojnë janë të njëjtat, secili në punë të vetë.
https://www.youtube.com/watch?v=jPifuFu-VgE&feature=youtu.be
“Përderisa këtu shkruhet që mos të shkelet në pllaka, stafi mjekësor dhe pacientët janë të detyruar që të ecin nëpër këtë dysheme të posa vendosur për të kryer punët e tyre mjekësore dhe ekzaminimet e tyre të përditshme. Ndërkohë, edhe në këndit tjetër po shihet se punëtorët gjithashtu punojnë përkrahë mjekëve, mirëpo në drejtime të ndryshme. Disa rinovojnë hapësirën, disa të tjerë mjekojnë pacientët, të cilët e kanë patjetër të kontrollohen këtu në repartin e Neurologjisë, e cila së shpejti do të shndërrohet në CoVid qendër”.
Neurologët përmes një letre të hapur kanë shprehur shqetësimin deri te Ministri Venko Filipçe se reparti i tyre nuk i plotëson kushtet për kurim të pacientëve me Covid-19. Madje, neurologu Arben Taravari i cili çdo ditë trajton pacientët në këtë Klinikë thotë se vendimi i ministrisë është absurd. Sipas tij, këto reparte janë të mbushur për plotë dhe nuk kanë se ku të dislokohen në reparte tjera.
Në këtë fazë të pandemisë ku shumë kapacitete dhe reparte internistike ku kuadri mjekësor është shumë më kompetent sesa në Neurologji. Reumatologjinë shkoni e vizitojeni nuk ka askush, në reparti për sëmundje dermatologjike është bosh, Klinika e Pulmologjisë ka vetëm 3-4 pacientë. Dhe shkoni shiheni Klinikën e Neurologjisë, e cila është njëra prej spitaleve me të frekuentuara ku kemi pacientë akut, pacient me pikë në tru, si dhe pacientë me sëmundje tjera të rënda neurologjike – deklaroi Arben Taravari, Neurolog.
Ky është reagimi i dytë i ngjashëm i stafit të spitalit në javën e fundit, pasi që kolegjiumi në Spitalin e Fëmijëve Kozle dërgoi një letër duke kërkuar shkarkimin e drejtorit. Ndër të tjera, ata pretenduan se ai nuk ofroi kushte për të ndarë pacientët me Covid-19 nga pacientët e tjerë. Me rritjen e numrit të pacientëve nga virusi korona, hapësirat e spitaleve aktuale do të zgjerojnë kapacitet për kurim të tyre në disa qytete të vendit. Ndërkohë, 16 spitalet modulare nuk u bënë edhe pse të gjitha repartet infektive në vend janë mbushur. Sot Ministri Filipçe u takua me drejtorët e Klinikave prej ku u konstatua se çdo klinikë aktuale ka kapacitet të shndërrohet ne covid qendër, duke shtuar 150 shtretër dhe 180 specializantë me riorganizim të punës së tyre për të mbuluar të gjitha nevojat e pacientëve.
Adnan Qaili