“Pavarësisht sulmeve të hakerëve, të dhënat nga regjistrimi nuk rrezikohen”

Deri dje janë regjistruar rreth 419 485 persona, 129 614 amvisëri dhe 173 439 banesa. Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme kibernetike, nga Enti i Statistikave thonë se procesi i regjistrimit po vazhdon dhe thonë me siguri se i gjithë procesi do të përfundojë në afatin e parashikuar, 30 shtator. Drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski, tha se qytetarët po tregohen shumë bashkëpunues.
“Pavarësisht sulmeve të hakerëve, të dhënat nga regjistrimi nuk rrezikohen”
Ueb faqja ka qenë herë pas here pre e sulmeve të hakerëve, mirëpo kjo ka ndikuar vetëm në ndërprerjen e herëpashershme të punës dhe nuk rrezikon të dhënat. Këtë herë kemi edhe më shumë kohë në dispozicion për regjistrimin e popullsisë, që na forcon edhe më shumë bindjen se i gjithë procesi do të përfundojë në afatin e parashikuar”, tha Apostoll Simovski, drejtor i Entit të Statistikave.
Ndërsa sa i përket regjistrimit në diasporë, ky numër ka arritur në rreth 192 mijë. Nga BDI-ja sot në një konferencë për mediat i bëri thirrje qytetarëve në vend dhe atyre në diasporë që të regjistrohen, sepse do të përfshihen në numrin e përgjithshëm të popullsisë në vend.
Ne bëjmë thirrje për regjistrimin e të gjithë qytetarëve, ky është akti më i madh patriotik, ne të gjithë jemi të lidhur me shtëpitë tona dhe pronat tona, të gjithë janë të rëndësishëm. Për herë të parë, diaspora regjistrohet duke përdorur opsionin e regjistrimit elektronik. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të regjistrohen, të numërohen sepse ata do të jenë pjesë e popullsisë së përgjithshme në vendin tonë, përfshirë diasporën”, pohoi Agim Nuhiu, BDI.
Nga Enti, i njoftojnë qytetarët se për të gjitha dilemat dhe paqartësitë të cilat i kanë në lidhje me procesin e regjistrimit mund të drejtohen tek byroja për Regjistrim si dhe në numrat e telefonit të cilat janë publike në ueb faqen popis2021.gov.mk. Ata thonë se regjistruesit të cilët e realizojnë regjistrimin në terren, janë persona të autorizuar të Entit të Statistikave të cilët po ashtu janë të trajnuar për këtë aktivitet dhe apelojnë deri tek popullata që ti pranojnë në shtëpitë e tyre me besim dhe respekt, si dhe ti japin të dhënat e nevojshme.
Evi Shkopi