Pavarësisht zërave për mungesë të ekzemplarëve, MPB-ja thotë se qytetarët pajisen me dokumente

Pavarësisht zërave për mungesë të ekzemplarëve, MPB-ja thotë se qytetarët pajisen me dokumente

Gazetar: Avni Tahiri

MPB mohon zërat se ka mungesë të ekzemplareve për dokumentet e udhëtimit. Edhe pse nuk precizohet se a ka ekzemplarë të mjaftueshëm për të gjithë qytetarët që do t’i ndërrojnë pasaportat, nga ky dikaster thonë se ato jepen në përputhje me afatin e parashikuar me ligj.

E kjo ishte atmosfera para zyrave të MPB-së për të marrë pasaportat.
Nervozë ndërmjet qytetareve të cilët me orë të tëra pritnin radhë, e disa largoheshin pa dokumentin e udhëtimit pas pritjes së gjatë.

– Erdhëm dhe shkuam
– Kishte shumë njerëz në radhë?
– Po ka shumë radhë.
– Kërkuat të merrni pasaportën?
– Po, për atë shkak jam por ishte e pa mundur, kjo është katastrofë.

“Me procedurë të përshpejtuar jam dhe erdha që të marr pasaportën por ka një milion njerëz brenda.”

“Pritet tre orë nëse jo edhe më shumë, kjo vërtet është e turpshme. Nuk e di perse pritet, vetëm një punon atje lartë. Nuk janë të aftë për punë, duhet të ndryshohet kjo gjë.”

E nder shumë që pritnin radhe ishte edhe Dana Nestovska, person me aftësi të posaçme e që pasaporta thotë se i duhet për një operim jashtë shtetit.

“Mua me solli vetura medicinale rreth orës 10:20 dhe ja ende po endem dhe kërkoj polic që do e verifikoje legjitimacionin që posedoj që të me mundësojnë që të hyj brenda, njerëzit nuk lejojnë por nuk ka as polic e as portier që të mund ta procesoj”, deklaroi Dana Nestorovska – person me Aaftësi të posaçme.

Pas shumë tentativave dhe pritje për të marrë pasaportën shumica po largoheshin me duar bosh, e Danen e priste vetura medicinale që e kishte sjellë por edhe ajo sot u largua pa e marrë pasaportën e saj. Të gjithë shtetasit e vendit duhet të pajisen me pasaportat me emrin e ri të shtetit deri më 12 shkurt. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button