Pavel Durov: “Telegram” është bërë fitimprurës, të ardhurat totale në 2024 do të kalojnë një miliard dollarë
Pavel Durov: "Telegram" është bërë fitimprurës, të ardhurat totale në 2024 do të kalojnë një miliard dollarë

Aplikacioni i mesazheve “Telegram” është bërë fitimprurës dhe të ardhurat totale të tij në vitin 2024 do të kalojnë një miliardë dollarë, njoftoi sot themeluesi i këtij rrjeti social, Pavel Durov.
Kompania, e cila filloi shërbimin e saj premium të abonimit në vitin 2022, tani ka 12 milionë përdorues që paguajnë, shtoi Durov.
Durov tha gjithashtu se kompania e mbyll vitin me më shumë se 500 milionë dollarë rezerva parash, pa llogaritur zotërimet e saj të kriptomonedhave, raporton TechCrunch. CEO i Telegram tha se kompania ka shlyer një sasi të konsiderueshme të detyrimeve të saj të borxhit këtë vjeshtë, por shtoi se “ka shumë punë për të bërë” në atë fushë. Në fillim të këtij viti, në një intervistë për “Financial Times” (FT), Durov tha se kompania do të arrijë përfitimin në vitin 2025 dhe se synon të dalë publike në të ardhmen.
Telegram, i cili ka më shumë se 950 milionë përdorues aktivë mujorë, prezantoi veçori të reja për kompanitë, shtoi një shërbim të ndarjes së të ardhurave nga reklamat, lejoi krijuesit të fitonin përmes përmbajtjes me pagesë në kanale dhe lançoi një mini dyqan aplikacionesh.