Pavlina Crvenkovska u zgjodh Kryetare e Këshillit Gjyqësor

Pavlina Cërvenkovska është kryetarja e re e Këshillit Gjyqësor. Anëtarët e zgjodhën atë unanimisht dhe si kandidate e vetme. Cërvenkovska është relativisht e panjohur për publikun. Ajo u zgjodh në këtë organ më 16 dhjetor të vitit të kaluar me 61 vota, e mbështetur nga LSDM dhe BDI. Cërvenkovska pretendon se zgjedhja e saj nuk është politike, megjithëse nga 2004 në 2006 ajo ishte anëtare e qeverisë së LSDM dhe BDI-së, si këshilltare e shtetit.
https://www.youtube.com/watch?v=e7XaakwJQsI
Mendoj se është e vrazhdë të thuhet se në një pjesë të caktuar të karrierës time kam punuar në një organ qeverisës, dhe se për shkak të disa ndikimeve politike unë jam aty ku jam. Jo. Unë jam këtu sepse kam kredibilitet personal dhe moral, dhe përvojë të madhe në organet gjyqësore – deklaroi Pavlina Cërvenkovska, Kryetare e Këshillit Gjyqësor.
Paralelisht me zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit Gjyqësor, në rrjedhë ishte edhe një procedurë në Gjykatën Kushtetuese. Gjykatësit kushtetues vendosën të fillojnë procedurë për kushtin në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, i cili përcakton se vetëm një anëtar i zgjedhur politikisht në Kuvend, mund të zgjidhet për kryetar, ndërsa anëtarët nga radhët e gjykatësve nuk e kanë atë mundësi. E pyetëm Crvenkovskën pse nuk priti që të deklarohen kolegët e saj nga Gjykata Kushtetuese.
Ne nuk kemi informacion të sigurt, në lidhje me atë nismë. Askush nuk iu drejtua Këshillit Gjyqësor me shkresë, se ka iniciativë të tillë në Gjykatën Kushtetuese. Edhe ne e dimë nga informacioni jozyrtar se ekziston një iniciativë e tillë – tha Pavlina Crvenkovska, Kryetare e Këshillit Gjyqësor.
Mandati i Crvenkovskës do të zgjasë dy vjet. Ajo do ta pasojë Kiro Zdravevin, i cili nuk mori pjesë në seancë sepse është në izolim. Crvenkovska iu tha gjykatësve të punojnë profesionalisht dhe me ndershmëri, dhe kështu ata do të kenë një aleat në Këshillin Gjyqësor, por gjithashtu njoftoi shkarkime për ata gjykatës, që do të jenë joprofesional.
Bojan Stojanovski