Pavlina Iloska lirohet nga akuza për vrasje

Gazetar: Igor Stefanovski
Ajo erdhi në gjykatë me polici dhe doli e lirë. Pavlinka Iloska, nga sot me vendim të Gjykatës së Velesit është shpallur e pafajshme, e cila për momentin ndiqej për vrasje, sepse vrau partnerin e shtatorin e kaluar, kur ai e ngufati dhe e torturoi, shkruan Alsat.
Gjykatësja Gabriella Gajdova, shpjegoi se jeta e Iloskës ishte në rrezik në atë moment, dhe mbrojtja e saj ishte impulsive për ta shpëtuar nga vdekja e sigurt.
“Në mënyrë të pakontestueshme del se lëndimi në kokën e të akuzuarës është shkaktuar me veprim të fortë përkatësisht grusht, se lëndimi në këmbën e të akuzuarës është shkaktuar me veprim të fortë, përkatësisht shqelm dhe se gjaku dhe ënjtja e qafës së të akuzuarës tregojnë se ajo është shtrënguar rreth qafës, është ngufatur ndërsa në thonjtë e tashmë të ndjerit është gjetur ADN-ja e të akuzuarës, gjë që tregon se i ndjeri është ai që në thelb e ka ngufatur të akuzuarën”, deklaroi Gabriela Gajdova, gjykatëse.
Rrethanë lehtësuese ka qenë fakti se Iloska përkundër faktit se është torturuar nga partneri, pasi e ka goditur me thikë në gjoks, ajo i ka dhënë edhe ndihmën e parë.
https://youtu.be/TB4DZApmhHg
“Pasi i ndjeri ka ra, ajo është lajmëruar në ndihmën e shpejtë, ka tentuar t’ia shpëtojë jetën duke i vendosur jastëk nën kokë, duke tentuar ta ndalë derdhjen e gjakut, duke i dëgjuar udhëzimet e ndihmës së shpejtë ta rrotullojë në një anë të caktuar. Rrëfimit të saj i është dhënë besimi sepse mbështetet me dëshmitë materiale, sidomos me procesverbalin në vendngjarje, ku vërtetohet se në vendngjarje nën kokën e të ndjerit ka pasur jastëk në anën e tij të majtë ka leckë e cila është me gjak”, tha Gabriela Gajdova, gjykatëse.
Mbrojtja e Iloskës është e kënaqur me aktgjykimin e pafajësisë.
“Gjykim i drejtë dhe korrekt, në bazë të të gjithë dëshmive në përgjithësi, gjykata e vërtetoi gjendjen faktike dhe mori vendim siç e kemi tani. Dua të përmend se me këtë hap të gjykatës, do ta quaja inkurajuese, u dëshmua se neni 9 i Ligjit Penal nuk është vendosur paushall në ligj, por ja shohim që i njëjti po zbatohet”.
Edhe avokati i Pavlinka Iloskës, deklaroi se për momentin është në rrezik jeta e saj. Megjithatë, prokuroria e Velesit njoftoi se do ta ankimojë lirimin e Pavlinka Iloskës, e cila sot u lirua nga aktakuza./Alsat.mk