PDK bllokadë, Krasniqi: S’mund të votojmë raportin nëse anëtarët e Qeverisë s’japin dorëheqje
PDK bllokadë, Krasniqi: S’mund të votojmë raportin nëse anëtarët e Qeverisë s’japin dorëheqje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pasi që nuk ka kaluar raporti i komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e mandateve.
Ai ka thënë se PDK nuk mund të votojë këtë raport, i cili sipas tij është kundërkushtetues.
“Kushtetuta e thotë qartë se nuk mund të bëhesh deputet nëse je kryeministër apo ministër”, tha Krasniqi, duke shtuar se deputetët e zgjedhur të LVV-së – që aktualisht janë pjesë e Qeverisë në detyrë – duhet të japin dorëheqje sepse s’mund të mbajnë të dy postet.
“Kjo mund të zgjidhej lehtë nëse ata japin dorëheqje”, tha Krasniqi.
Në votimin e parë të këtij raporti, PDK, LDK dhe AAK kanë votuar kundër.