PE fillon një hetim për konfliktin e interesit të Komisionerëve Evropianë
PE fillon një hetim për konfliktin e interesit të Komisionerëve Evropianë
Parlamenti Evropian njoftoi se po fillon kontrollin për konflikte interesi të komisionerëve të rinj të propozuar europianë. Shqyrtimi do të kryhet nga komisioni parlamentar i çështjeve ligjore dhe pritet të përfundojë brenda datës 18 tetor.
PE thekson se kontrollet bëhen në mbledhje të mbyllura dhe rezultatet do të shpallen pas përfundimit të kontrollit për të gjithë kandidatët. Deklaratat e kandidatëve për interesat e tyre do të publikohen pas përfundimit të shqyrtimit dhe para fillimit të seancave dëgjimore në komisionet parlamentare. Kandidatët duhet të deklarojnë nëse janë në konflikt interesi në lidhje me detyrat e ardhshme në Komisionin Evropian.
PE njoftoi dje se seancat dëgjimore të kandidatëve do të mbahen nga data 4 deri më 12 nëntor.