Pecakov: Komuna nuk ka para për kërkesat e UNESCO-s

Pecakov: Komuna nuk ka para për kërkesat e UNESCO-s

Gazetar: Miki Trajkovski

Pushteti lokal në Ohër nuk ka para për ta zhvendosur deponinë afër Bukovës, ku mblidhen mbeturinat e Ohrit. Një nga rekomandimet kryesore të UNESCO-s ishte zhvendosja e deponive të Ohrit dhe Strugës deri në vitin 2020. Kjo do të thotë se kërkesa e Organizatës Botërore për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore nuk do të realizohet në kohën e duhur.

“Ky është një problem i madh, të cilin ne si komunë vështirë se do ta zgjidhim. Nëse e zhvendosim deponinë në Bukovë duhen rreth 14 milionë euro sipas madhësisë së projekteve. Numri është serioz. Bashkë me obligimet aktuale, vetëm borxhi i komunës është rreth 13 milionë euro, kurse buxheti vjetor i komunës së Ohrit është rreth 10 milionë euro…”, deklaroi Kiril Pecakov – Kryetar i Komunës së Ohrit.

Në Bukovë çdo ditë sillen 90 tonë mbeturina nga më të ndryshmet, ndërsa gjatë verës edhe disa herë më shumë. Qytetarët e Ohrit dhe qytetarët e fshatrave përreth duket se po mbyten për një kohë të gjatë në tymin që shpesh del për shkak të zjarreve të shpeshta në deponinë. Ndryshe, kanë mbetur vetëm tre muaj deri në shkurt, afati i dhënë nga UNESCO që autoritetet lokale dhe qendrore të dorëzojnë raporte për punën e bërë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button