Pedri: E përsëritëm të njëjtin gabim si edhe në La Liga

Barazimi 4-4 mes Barcelonës dhe Atletiko Madridit la ndjenja të përziera te lojtarët blaugrana. Një prej tyre ishte Pedri, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe shënoi golin e parë për ekipin e tij, por nuk mundi të largohej plotësisht i kënaqur. Ajo që e shqetësoi më shumë mesfushorin nga Tenerife ishte fakti që Barça bëri të njëjtin gabim për herë të dytë.
“Nuk është rezultati më i keq, kjo është e qartë, por kur e gjen veten në avantazh 4-2 dhe përfundon në barazim, është e vështir. Na ndodhi edhe në La Liga, që minutat e fundit e humbëm gjithçka, dhe tani e përsëritëm sërish,” tha Pedri González për “Teledeporte”.
Pedri, i cili u zëvendësua nga Flik në një nga momentet më të mira të ekipit, pranoi gabimet.
“Duhet të mësojmë nga këto gjëra. Mbi të gjitha, të mbajmë topin dhe të mos e ngremë kaq shumë vijën në minutat e fundit. Ende mbetet ndeshja e kthimit dhe jam i sigurt se do të japim gjithçka për ta fituar”.