Pedri kaloi Mesin dhe vendosi rekord të ri te Barcelona

Barcelona vazhdoi serinë e saj të shkëlqyer të rezultateve me një triumf ndaj Osasunës, dhe ndeshja do të mbahet mend edhe për momentin historik të Pedrit.

Mesfushori i ri shkroi një faqe të re në historinë e klubit dhe vendosi një rekord të mbajtur më parë nga Lionel Messi.

Me këtë ndeshje, Pedri, vetëm 23 vjeç, arriti shifrën e 150 ndeshjeve të luajtura në Primera me fanellën e Barcelonës, duke u bërë lojtari më i ri i klubit që e arrin këtë sukses, duke tejkaluar argjentinasin legjendar.

Pas 17 xhirove të luajtura, gjigantët katalanas janë në krye të tabelës së Primera me 43 pikë, dhe kanë një avantazh prej katër pikësh ndaj rivalit të tyre më të madh Real Madrid, dhe forma dhe stabiliteti i ekipit paralajmërojnë një luftë edhe më të madhe për titullin.

LEXO EDHE:

Back to top button