Pedri: Lamine i lëshon këngët, por tani është Ramazani

Mesfushori Pedri u paraqit në një emision televiziv dhe u diskutuan shumë gjëra rreth tij dhe klubit katalunas. Spanjolli zbuloi edhe një detaj në dhomat e zhveshjes, ku tha se Lamine Jamal është ai që lëshon këngët.

Megjithatë, tani skuadra e Barcelonës ka “mbetur” pa “Dj”, kjo për shkak të muajit të Ramazanit.

“Lamine është ai që zakonisht lëshon muzikën në dhomat e zhveshjes. Por tani nuk mund ta bëjë, për shkak të Ramazanit. Gavi vendos këngë anglisht… edhe pse nuk i kupton fare”, u shpreh Pedri.

Kujtojmë që Lamine Jamal është mysliman dhe në ndeshjen e fundit ishte agjërueshëm./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button