Pedri thyen heshtjen dhe tregon qëndrimin e futbollistëve ndaj Çavit

Barcelona nuk ka mundur të marrë fitore ndaj Valencias, përkundër se të parët kaluan në epërsi me golin e Joao Feliks. Pas 90 minutave të zjarrta në “Mestalja”, rezultati përfundimtar ishte 1-1 me katalunasit që kanë mbetur gjashtë pikë mbrapa liderit Xhirona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Tani kanë kaluar tre ndeshje, dy në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve që Barcelona nuk ka marrë fitore dhe presioni mbi Çavin është rritur ndjeshëm. Megjithatë ylli i katalunasve, Pedri ka thënë se futbollistët qëndrojnë përkrah Xavit dhe duhet të rikthehen tani te fitoret pas kësaj krize që i ka kapluar.

 

“Ne futbollistët qëndrojmë me Çavin. Tani duhet të fitojmë. Ka shumë pikë që na mungojnë në La Liga dhe nuk na lejohen më gabime”, vazhdoi tutje mesfushori spanjoll.

 

“Çdo gjë tjetër përveç tre pikëve tani do të bëhet edhe më e vështirë për ne. Kemi bërë shumë gjëra mirë, por na ka munguar efikasiteti para portës. Kjo ndeshje ishte më e mirë se ajo kundër Xhironas”, deklaroi Pedri.

LEXO EDHE:

Back to top button