Pele në gjendje të mirë shëndetësore, legjenda e futbollit gati të rikthehet në shtëpi

Më në fund lajme të mira për Pele. I shtruar në spital përgjatë një muaji, legjenda e futbollit brazilian, është përmirësuar ndjeshëm sipas deklaratave të fundit nga vajza e tij dhe do të lërë spitalin brenda 24 orëve.

Kohët e fundit i operuar për një tumor të zorrës së trashë, para se të shtrohej në kujdes intensiv, Pele duket se është në rrugën e duhur drejt shërimit. Sipas asaj që shkruan vajza e tij Kely, legjenda e futbollit botëror është gati të largohet nga spitali Albert-Einstein në Sao Paulo.

Sidoqoftë, asnjë datë lëshimi nuk është dhënë por sipas një gazete lokale, pritet që ai të lërë spitalin që të enjten.
“Tani që ai është më i fortë dhe do të largohet nga spitali për të vazhduar të shërohet dhe të mjekohet në shtëpi, unë po kthehem në shtëpi,” tha vajza e saj në Instagram, ku ajo përditësonte rregullisht lajmet mbi gjendjen shëndetësore të babait të tij.

Edhe vet Pele, në disa reagime në profilin e tij në Twitter shkruante me shaka se është gati të rikthehet në shtëpi e më pas të luaj me ekipin e zemrës, Santosin./Ora News/.

LEXO EDHE:

Back to top button