Pelisteri e Shkëndija, do të luajnë të dielën nën reflektorët e stadiumit në Manastir

Pas pauezës dyjavore për shkak të garave në Ligën e Kombeve, në fundjavë do të zhvillohen garat elitare në futbollin vendor. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen gjatë ditës së diel, në orarin e zakonshëm (13.00) përpos përballjes në Manastir, në mes Pelisterit dhe Shkëndijës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 17,00 dhe pas sfidës me Vardarin, skuadra nikoqire do të zhvillojë takimin e dytë nën reflektorët e stadiumit në Manastitr.
Në sfidat e tjera të javës së 15-të do të takohen: Gostivari – Tikveshi, Voska – Vardari, FC Shkupi- Sileksi, Brera – Struga Trim Lum dhe Rabotniçki-Besa.
Ndërkohë, gjatë ditës së shtunë do të zhvillohen takimet e javës së 13-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë.