Pëllumbi sulmon gazetarin gjatë mbulimit të tarifave të Trump – Video bëhet hit

Një video po përhapet në rrjetet sociale që ka bërë të qeshin njerëzit në mbarë botën. Gjegjësisht, derisa gazetari i Fox News, Peter Ducey, po raportonte për planet e Donald Trump për tarifat, një pëllumb vendosi t'i ulej në kokë.

Ai u përpoq ta largonte

Ai shpejt tundi kokën poshtë, dhe më pas pëllumbi u largua, ndërsa Ducey bërtiti: “Një pëllumb zbriti në kokën time!” Por pas një momenti pëllumbi u kthye dhe e rrethoi disa herë, gjë që e shtyu sërish gazetarin të tentonte ta largonte.

Kolegët e tij në studio nuk e fshehën dot të qeshurën, ndërsa Ducey, duke mbajtur një stilolaps në njërën dorë dhe duke u përpjekur të largonte zogun me tjetrën, tha: “Nuk më pëlqeu fare kjo”.

Kolegët talleshin me të

“Mendoj se i pëlqejnë flokët e tu”, tha gazetarja me shaka në studio. “Kjo është e sigurt… Kaq pis,” tha Ducey, duke shtuar: “President Trump, nëse po shikon, ne duhet të bëjmë diçka për këta zogj. Ku është shërbimi i parkut? Ata janë gjithmonë këtu, duke pastruar rrugët dhe gjethet, përveç kur pëllumbat zbresin mbi kokën time”.

Emisioni përfundoi me gazetarin e studios që dëshironte që pëllumbi të mos kishte grip të shpendëve, dhe Ducey bëri shaka dhe ia ktheu: “A mund ta thërrasim djalin e shamponit tani?”

 

Nga ana tjetër, menjëherë pas transmetimit filloi tallja në rrjetin social X. “Ky pëllumb është në anën e djathtë”, ka shkruar një përdorues i X, ndërsa një tjetër ka shtuar: “Jam i habitur që nuk fajësoi Biden për këtë”.

LEXO EDHE:

Back to top button