Pence nuk përjashton Amendametin 25 të kushtetutës për çështjen e presidentit

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence nuk përjashton zbatimin e Amendamentit të 25-të të Kushtetutës amerikane për shkarkimin e një presidenti, njoftoi sot rrjeti informativ amerikan, CNN.

Sipas disa burimeve, Pence kërkon ta përdorë këtë amendament në rast se presidenti Donald Trump bëhet, sipas tij, “edhe më i paqëndrueshëm”.

Amendamenti 25 parashikon që zëvendëspresidenti (në këtë rast Mike Pence) të marrë kompetencat e Komandantit të Përgjithshëm të ushtrisë, në rast se presidenti vdes, jep dorëheqjen ose hiqet nga detyra për shkak të paaftësisë së dukshme ose sëmundjes.

Ndërkohë, presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden nuk ka asnjë dëshirë për të hapur një procedurë të re fajësimi kundër Donald Trump dhe nuk ka ndërmend të ndërhyjë në hipotezën e rekursit të amendamentit të 25-të, po sipas CNN.

Biden do të preferonte të qëndronte i përqendruar në betimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar dhe e konsideron heqjen eventuale të Trump si një akt që nuk do të ndihmonte në bashkimin e vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button