Pendarovski: Ballkani i Hapur, jo i plotë

Pendarovski: Ballkani i Hapur, jo i plotë

Presidenti Stevo Pendarovski, gjatë vizitës së sotme në qytetet e Pustecit dhe Pogradecit në Shqipëri, foli për raportet ndërshtetërore të Ballkanit Perëndimor. Pendarovski e cilëson si mangësi që nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilët janë pjesë e Procesit të Berlinit, vetëm 3 shtetet janë pjesë e Ballkanit të Hapur. Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, ai tha se me rëndësi për rajonin mbetet nisma e Procesit të Berlinit ku marrin pjesë të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit. Kosova, Mali Zi dhe Bosnje & Hercegovina nuk janë në iniciativën “Ballkani i Hapur” ku bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“Ballkani i Hapur, që nga fillimi e deri më sot, u konceptua si një nga iniciativat e shumta rajonale. Në Ballkanin Perëndimor ka mbi 50 nisma rajonale gjatë gjithë këtyre viteve dhe ato shërbejnë për të lidhur popujt dhe për të krijuar kushte për një jetë më të mirë të tyre. Ballkani i hapur ishte një nga ato iniciativa dhe shpresoj se do të vazhdojë të ekzistojë në një format të caktuar, por ajo që është e padiskutueshme dhe duhet të jetë e qartë për të gjithë jo vetëm në Bruksel, por në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, nisma kryesore “ombrellë” është Procesi i Berlinit. Procesi i Berlinit ka procese strukturore të padiskutueshme në raport me Ballkanin e hapur. Kryesorja është se të gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor janë anëtare të Procesit të Berlinit dhe vetëm tre janë në Ballkanin e Hapur deri më tani dhe kjo është një mangësi e madhe e Ballkanit të Hapur”, tha Stevo Pendarovski, President i RMV-së. /Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button