Pendarovski: Bullgaria duhet të kërkoj falje për rolin e Qeverisë së atëhershme pro-fashiste në deportimin e hebrenjve maqedonas

Pendarovski: Bullgaria duhet të kërkoj falje për rolin e Qeverisë së atëhershme pro-fashiste në deportimin e hebrenjve maqedonas

Gazetar: Adnan Qaili

Aktivitetet të ndryshme për përkujtimin e 80 vjetorit të Holokaustit. Presidenti Stevo Pendarovski, tha se Bullgaria duhet të kërkoj falje për rolin e Qeverisë së atëhershme pro-fashiste në deportimin e hebrenjve maqedonas. Pendarovski tha se po jetojmë në një kohë kritike kur numri i dëshmitarëve të mbijetuar të Holokaustit po zvogëlohet dhe antisemitizmi po rritet.

Prandaj, sipas tij, institucionet janë të obliguara që në plan program të përfshijnë një vizitë të detyrueshme në Qendrën Memoriale të Holokaustit në Shkup, e cila do t’i edukojë studentët për të vërtetën e këtij gjenocidi të kryer gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përkujtimi i 80-vjetorit të hebrenjve të Maqedonisë, filloi me marshin nga Muzeu i Qytetit të Shkupit deri te “Fabrika e Duhanit”. Më 11 mars të vitit 1943, 7144 burra e gra, fëmijë dhe pleq u dërguan në stacionin hekurudhor në tre autokolona nga oborri i Monopolit në Shkup, i dëbuan në kampin e vdekjes.

“Në atë kohë regjimi fashist në Sofje miratoi Ligjin për mbrojtjen e kombit, me të cilin hebrenjtë maqedonas diskriminoheshin sistematikisht. Të privuar nga shtetësia dhe mbrojtja ligjore, hebrenjtë u përjashtuan nga shërbimi publik, fëmijët u përjashtuan nga shkollat, familjet u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Hebrenjtë duhej të mbanin yllin e verdhë të Davidit në publik, në mënyrë që përfundimisht të deportoheshin në kampin e vdekjes… Për të pasur pajtim duhet të kërkohet falje për rolin e qeverisë profashiste në Sofje në atë kohë në deportimin e hebrenjve maqedonas”, tha Stevo Pendarovski, President i RMV-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button