Pendarovski: Ende nuk ka përgjigje nga Turqia për ekstradimin e Palevskit

Pendarovski: Ende nuk ka përgjigje nga Turqia për ekstradimin e Palevskit

Kreu aktual i shtetit dhe kandidati për mandatin e dytë Stevo Pendarovski, u shpreh se nuk di asgjë konkrete që mund të vonojë ekstradimin e Ljupço Palevski-Palço nga Turqia, i ftuar në emisionin “360 gradë” në MRT 1.

“Me siguri bëhet fjalë për procedurat e brendshme ligjore të atij vendi që nuk e di”, thotë Pendarovski i pyetur për procedurën e ekstradimit nga Turqia të Ljupço Palevski-Palço.

Në lidhje me atë se a ka dijeni pse Ljupço Palevski Palco ende nuk është ekstraduar në Maqedoni dhe nëse mediat raportojnë se në ndërkohë kërkesat nga Turqia për ekstradimin e anëtarëve të FETO-s janë të sakta, ai u përgjigj se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas tij, kërkesat për një ekstradim të tillë datojnë nga periudha kur Ministre e Drejtësisë ishte Renata Deskoska.

LEXO EDHE:

Back to top button