Pendarovski në Athinë, në takime me krerët e lartë të shtetit

Presidenti Stevo Pendarovski dhe Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropullu zhvilluan takimin e parë bilateral të këtij niveli që nga pavarësia e vendit. Palët u takuan në Athinë ku Pendarovski u prit me ceremoni zyrtare. Presidentja greke deklaroi se Greqia mbështet procesin euro-integrues të vendit dhe kërkoi që palët të mbeten të angazhuara për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës.

“Do të pajtoheni më mua se vullneti i plotë dhe i mirë për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës është i rëndësishëm për marrëdhëniet tona. Duhet ta pranojmë se janë bërë shumë hapa pozitiv për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës por ka edhe disa gjëra që duhet të zbatohen. Mbyllja e këtyre çështjeve të hapura do të ndikojë në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve tona. Ne nga ana jonë i shqyrtojmë të gjitha anët e Marrëveshjes së Prespës dhe përpiqemi t’i mbyllim çështjet e hapura, për të përmirësuar marrëdhëniet tona”, tha Katerina Sakellaropullu, Presidente e Greqisë.

Presidenti Pendarovski e cilësoi takimin të rëndësishëm.

“Takimi jonë është i parë për 30 vjet dhe është një takim i rëndësishëm. Bashkëpunimi u përmirësua që nga viti 2018 dhe që atëherë marrëdhëniet politike zhvillohen. Marrëveshja e Prespës është një parim pas të cilit qëndrojmë. Pjesa më e vështirë e tij është zbatuar dhe kemi vullnet të qartë dhe të fortë politik për ta zbatuar. Të dy komisionet, ai i historisë dhe arkeologjisë dhe komisione për masa tregtare kanë caktuar takimin e ardhshëm”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Pendarovski takoi edhe kryeministrin grek Kirjakos Micotakis. Më vonë presidenti do të japë një deklaratë rreth vizitës për mediat.

Nga Athina për TV Alsat-Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button