Pendarovski: Në këto Pashkë le të mendojmë për të gjithë ata që vuajnë dhe janë në mjerim dhe varfëri
Pendarovski: Në këto Pashkë le të mendojmë për të gjithë ata që vuajnë dhe janë në mjerim dhe varfëri

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse, ka uruar të gjithë besimtarët duke thënë që t’i kalojnë, mbi të gjitha, me shëndet, gëzim dhe lumturi, të mbushura me qetësi shpirtërore.
“Të frymëzuar nga vuajtjet e Krishtit për njerëzimin dhe ringjallja e tij, le t’i japim kuptim jetës sonë dhe të kapërcejmë tundimet, duke hapur zemrat tona dhe duke ndarë dashurinë tonë të pakushtëzuar.
Këtë Pashkë le të mendojmë për të gjithë ata që vuajnë në konfliktet e luftës, të prekur nga fatkeqësitë natyrore, që përballen me vështirësi shëndetësore, të gjithë ata që janë pa ngrohtësinë e shtëpisë së tyre, të ndarë nga familjet, të gjithë në mjerim dhe varfëri. Për t’iu kushtuar atyre lutjet dhe bekimet tona.
Shpresoj që drita e Pashkëve të na japë forcë dhe inkurajim për mendime të mira dhe vepra të mira. Krishti u ringjall!”, thuhet në urimin e Pashkëve nga presidenti Stevo Pendarovski./ Alsat.mk