Pendarovski: Nuk është përzierje në punën e gjyqësorit nëse citoni Kodin Penal

Presidenti Stevo Pendarovski thotë se nuk e ka ndryshuar aspak qëndrimin e tij për 27 prillin, pas takimit me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Pendarovski thotë se nëse kishin pasur qëndrim të harmonizuar me Mickoskin atëherë do të kishin dalë me konferencë të përbashkët ose me kumtesë të nënshkruar bashkë me Mickoskin. Sipas presidentit, deklarata e tij për 27 prillin nuk është përzierje në vendimet e gjyqësorit, pasi ai ka folur për një rast, gjykimi i të cilit ka përfunduar. Shton se nuk ka folur për atë se si duhet të gjykohet, por vetëm ka cituar nen të kodit penal.

“Nuk ka asnjë lloj përzierje në gjyqësor pasi procesi është mbyllur dhe unë citoj dispozitë të Kodit Penal i cili mundëson përsëritjen e proceseve. Një nga proceset që Ju e përmendët ishte i përsëritur falë asaj dispozite të Kodit Penal. Do të thotë përzierje në punën e gjyqësorit është nëse tregoni se si duhet të gjykohet. Ose nëse thoni se unë kam dëshmi, jo gjykata, por unë kam dëshmi dhe pres në bazë të asaj që unë e them të rihapet rasti. Them, nëse ka dëshmi të reja, avokatët, përfaqësuesit ligjor ti dërgojnë deri në gjykatën Supreme, në këtë rast kjo është procedura juridike, nuk është përzierje në punën e gjyqësorit nëse citoni nen të Kodit Penal”, deklaroi Stevo Pendarovski, president.

LEXO EDHE:

Back to top button