Pendohet Murinjo: Gabova që vendosa për Romën, para Portugalisë

Trajneri Hoze Murinjo ka bërë një rrëfim disi befasues, kur ka hedhur sërish akuza ndaj Romës.

“Fakti që preferova më shumë të drejtoja Romën në vend që ët drejtoja Portugalinë ishte një gabim”, u shpreh Josè Mourinho.

Portugezi është penduar që i tha “JO” në dy raste rolit të trajnerit të kombëtares së tij.

“Duhej ta pranoja atë detyrë. Herën e dytë e lashë emocionin të mbizotëronte mbi arsyen dhe kështu zgjodha të vazhdoja me Romën. Ishte një gabim. Portugalia ka një nga ekipet më të mira në botë për momentin. Është një grup i jashtëzakonshëm. Unë jam i vetëdijshëm, por ndjeva një lidhje të madhe me Romën dhe tifozët, prandaj thashë jo”, shtoi më tej trajneri portugez.

Gjatë intervistës dhënë për EA Sports, trajneri 61-vjeçar nga Setubal vlerësoi edhe një herë punën e bërë nga ai vetë në krye të Romës.

“Dy finalet europiane me “verdhekuqtë” ishin më të vështirat në karrierën time. Disa trajnerë janë më të zgjuar se unë dhe zgjedhin sfidat me kushtet më të mira për të qenë të suksesshëm. Ata mbrojnë veten. Mua më pëlqejnë sfidat edhe nëse janë të padrejta ndaj meje, sepse nuk mund të pres të fitoj tituj nëse ekipi im nuk është më i forti”, tha në fund Murinjo.

LEXO EDHE:

Back to top button