Pensionohet nga futbolli ylli kroat
Pensionohet nga futbolli ylli kroat

Ivan Rakitic ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 37-vjeçare. Mesfushori kroat, me një mesazh në rrjetet sociale, se ka varur këpucët në gozhdë pavarësisht se i ka mohuar të gjitha vetëm 3 ditë më parë. Në karrierën e tij ai luajti për Bazelin (një Kupë Zvicerane e fituar), Schalke 04, Seviljen (2 Liga Europa të fituara), Barcelonën (4 La Liga, 4 Kupa Spanjolle, 2 Superkupa Spanjolle, një Ligë Kampionësh, një Superkupë UEFA dhe një Kupë Bote për Klube të fituara) me përvoja të fundit në Al Shabab dhe Hajduk Split. Me Kroacinë (të cilën e zgjodhi pasi luajti me Zvicrën deri në moshën nën 21 vjeç) 106 paraqitje, 15 gola dhe vendin e dytë në Kupën e Botës 2018.
Ky është postimi i tij në Instagram:
“I dashur Futboll. Ti ke qenë pjesë e jetës sime që nga dita e parë. Nga fushat e Mohlin, qyteti im i lindjes në Zvicër, deri te stadiumet më të mëdha në botë, ti ke qenë gjithmonë aty. Ti më dhe mundësinë time të parë te FC Basel. Isha vetëm një fëmijë, por ti më bëre të besoja se çdo gjë ishte e mundur. Dhe ky ishte vetëm fillimi. Në Schalke 04, u rrita me ty. Ishte hera ime e parë larg shtëpisë dhe mësova të përballesha me sfida të reja, kultura të reja dhe mësime të reja. Ti më bëre më të fortë dhe kjo rritje më hapi dyer të reja.”
Kështu që mbërrita te Sevilla FC. Dhe atje përjetova diçka ndryshe. Më dhe shumë më tepër: më dhe një shtëpi. Pata nderin të isha kapiten, të ngrija trofeun tim të parë evropian… dhe, më e rëndësishmja, aty takova dashurinë e jetës sime. Falë teje, gjeta partneren time, nënën e vajzave të mia. Ndërtova familjen time. Dhe pikërisht kur mendova se i kisha përjetuar të gjitha, më surprizuat përsëri.
Pastaj erdhi Barça. Më bëtë të jetoj një ëndërr që nuk do të kisha guxuar kurrë ta imagjinoja. Luajta përkrah më të mirëve, ngrita trofe dhe jetova netë magjike në Camp Nou. Më dhe privilegjin të bëhesha pjesë e historisë tënde. Por nuk u ndale me kaq. Më lejove të kthehesha në Sevilje, të mbyllja rrethin, të të falënderoja, të ndihesha përsëri si në shtëpi… dhe të fitoja përsëri.
E megjithatë, më kishe rezervuar më shumë. Kur më pak e prisja, më çove në një vend tjetër, me një ritëm të ri dhe një mënyrë të re jetese: Al Shabab. Ishte një kapitull i veçantë dhe krenar, ku krijova miq për gjithë jetën. Dhe sikur ta dije sa shumë do të thoshte për mua, më dhe një kapitull të fundit të paharrueshëm. Të kthehesha te rrënjët e mia. Të luaja në Kroaci për herë të parë, duke përfaqësuar Hajduk Split… ishte një përvojë që do ta mbaj me vete përgjithmonë. Por mbi të gjitha, më dhe nderin më të madh nga të gjithë:
Duke veshur fanellën e vendit tim, duke përfaqësuar Kroacinë. Për një vend të vogël si i yni, arritja në finalen e Kupës së Botës ishte më shumë sesa një sukses sportiv, ishte një moment i përjetshëm, një dhuratë për një komb të tërë.
Futboll, më ke dhënë më shumë sesa kam ëndërruar ndonjëherë. Më ke dhënë miq, emocione, gëzim dhe lot. Më ke dhënë një jetë të tërë, një jetë që do ta mbaj gjithmonë me krenari. Tani është koha të them lamtumirë. Sepse edhe nëse largohem nga ti, e di që ti nuk do të largohesh kurrë nga unë. Faleminderit, futboll. Për gjithçka.