Pentagoni: Ka indikacione se ukrainasit po dërgohen në Rusi kundër vullnetit të tyre

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së ka thënë se ka parë indikacione se rusët janë duke i dërguar ukrainasit në Rusi kundër vullnetit të tyre.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, në një konferencë për media të hënën është pyetur për 1.2 milionë ukrainas që raportohet se janë deportuar për në Rusi dhe po mbahen nëpër kampe.

“Ne sigurisht kemi parë indikacione se ukrainasit po zhvendosen nga Ukraina në Rusi. Kemi indikacione se ukrainasit po dërgohen kundër vullnetit të tyre në Rusi”, tha Kirby, raporton CNN.

LEXO EDHE:

Back to top button