Pep Guardiola dhe Mançester Siti kërkojnë dyshen e Barcelonës

Man. Siti thuhet se po planifikon të bëjë një lëvizje për sulmuesin anësor Rafinja dhe qendërmbrojtësin Pau Kubarsi këtë verë.

Dyshja e Barcelonës janë bërë anëtarë integral të skuadrës së Hansi Flik dhe nuk është çudi që ata kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Premier Ligës. Megjithatë, thuhet se nuk ka gjasa që Barcelona të ketë ndonjë ofertë të pranueshme për dyshen e lojtarëve.

Kubarsi është në prag të nënshkrimit të një kontrate të re që do ta mbajë atë në “Kamp Nou” deri në vitin 2030, ndërsa Rapfinja do të zgjasë qëndrimin e tij deri në vitin 2029.

Largimet e mundshme të Rafinja dhe Kubarsi do të ishin një goditje e rëndësishme për Barcelonën dhe klubi është i prirur të mbajë lojtarët e tij kryesorë. Me dyshen e përkushtuar për marrëveshje afatgjata, Man. Siti mund të ketë nevojë të kërkojë diku tjetër për të forcuar skuadrën e tyre këtë verë.

LEXO EDHE:

Back to top button