Pep Guardiola: Gjithçka do të vendoset në Mançester

Real Madridi dhe Man. Siti do të ballafaqohen të martën mbrëma me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu” në takimin e parë gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve.

Strategu spanjoll në fjalët e tij të para foli edhe për vitin e kaluar kur ekipi i tij u eliminua nga Real Madridi pikërisht në gjysmëfinale.

“Ishte e vështirë, por ne bëmë një ndeshje të parë të jashtëzakonshme në Mançester dhe luajtëm një lojë vërtet të mirë këtu. Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë, por nuk mjaftoi, ju i përgëzoni dhe e pranoni dhe tani një vit më vonë jemi këtu”, tha Guardiola në konferencë për media, njofton Sky Sports.

 

Guardiola tha se ata nuk po udhëtojnë në Madrid për t’u hakmarrë, por duan finalen dhe në fund trofeun.

 

“Ne nuk jemi këtu për hakmarrje. Është një mundësi tjetër. Një ditë do ta marrim. Do të shkojmë në finale dhe do ta fitojmë. Nuk ndodhi sezonin e kaluar pasi ne luajtëm me Real Madridin dhe në këtë kompeticion ata e dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë. Shtatë vjet më parë ne donim të fitonim Ligën e Kampionëve. Sezonin e kaluar ishte sikur fundi i botës, por ja ku jemi përsëri. Të jesh i qëndrueshëm është gjëja më e rëndësishme. E rëndësishme është që ne po përpiqemi të përmirësohemi çdo vit.

Ne ishim të përgatitur edhe vitin e kaluar. Jemi i njëjti menaxher, kryesisht të njëjtit lojtarë por lojëra krejtësisht të ndryshme. Dallimi është se ndeshja e dytë është në shtëpi dhe gjithçka do të vendoset në Mançester”, përfundoi strategu spanjoll.

 

Dueli i kthimit mes Man. Sitit dhe Real Madridit luhet një javë më vonë në “Etihad Stadium”.

LEXO EDHE:

Back to top button