Pep Guardiola jep shpjegimin se përse e largoi Halandin

Në ndeshjen e kthimit të 1/8 finaleve të Ligës së Kampionëve, Man. Siti shkatërroi 7-0 Leipzig, ndërsa Erling Haaland ka shënuar pesë prej tyre, duke e kapur shifrën e golave në total për Man.Sitin, këtë sezon në 39.

“Më parë Haaland kishte prekur 7-8 topa dhe shënonte 3-4 gola. Sot bëri 33 prekje dhe shënoi 5 gola. Me intereson që prek shumë topa, sepse është ajo që më pëlqen te sulmuesi, pasi duhet të përfshihet në lojë. Flasim sot për Leipzigun, që humbi sonte thellë por nuk ishte e lehtë.

 

Haaland është i jashtëzakonshëm. A e hoqa për të ruajtur rekordin e Messit? Jo, jo! E dija që Leo kishte atë rekord sigurisht, por në 70 minuta, kurse Haaland e bëri edhe më shpejt. Natyrisht, Haaland është shumë i ri dhe uroj që të ketë këtë fiksimin për të kaluar rekordet dhe vendosur të tijin por ka ende shumë karrierë përpara këtij djali.

 

Do bëjë gjithmonë gol, e bëri te Salzburgu, te Dortmundi, po e bën edhe këtu! Njohëm një djalë të mrekullueshëm që nuk e njihnim personalisht. Askush smund të krahasohet nëse meremi me statistika dhe numra. Vetëm gola, rekorde…” tha mes tjerash Pep Guardiola.

LEXO EDHE:

Back to top button