Mbrojtësi portugez pritet të rikthehet te Man. Siti, pas huazimit te Bajern Munihu. Pep Guardiola ka folur për Zhoao Kanselon, duke thënë se portugezi ka qenë gjithmonë tejet i vlerësuar nga Man. Siti.
“Kanselo ka qenë gjithmonë i vlerësuar këtu, ne nuk mund të harrojmë atë që e bëri ai këtu. Ai ka qenë, dhe ndoshta do të jetë, por ka qenë një lojtar tejet i rëndësishëm për neve”, tha Guardiola.
Siti e lejoi Kanselon në fund të merkatos së janarit që t’i bashkohet në formë huazimi Bajernit deri në fund të këtij sezoni. Në marrëveshje është përfshirë opsioni për blerje permanente që kap shifrën e 70 milionë eurove.
Në anën tjetër, ende nuk ka ndonjë vendim final nga Bajerni, por në çdo rast, opsioni i blerjes për 70 milionë euro nuk do të aktivizohet.








