Pep Guardiola kërkon të bashkojë dyshen kroate te Man. Siti
Trajneri Pep Guardiola ka krijuar një makineri perfekte, megjithatë në merkaton verore kampionët e Europës do të kërkojë të përforcohen sërish. I pari në listë është Mateo Kovaçiç, i cili është shumë pranë Man Sitit. Mesfushori do të largohet pas pesë sezonesh me Çellsin për të nisur një eksperiencë të re me kampionët e Anglisë.
Por, kroati nuk pritet të jetë goditja e vetme, pasi Siti po rivalizon Arsenalin për shërbimet e Deklan Rajsit. Megjithatë mesfushori që fitoi trofeun e Ligës së Konferencës, mbetet një pistë e vështirë për t’u arritur, pasi “Topçinjtë” kanë nisur ofertën zyrtare drejt Uest Hemit. Dhe së shpejti mund të vijë zyrtarizimi i transferimit nën urdhrat e Artetës.

Por, Rajs nuk është emri i vetëm që po përflitet te Man City. Së fundmi mediet britanike bëjnë të ditur se në rast largimi të Ajmerik Laport, Man.Siti do të tentojë sërish të transferojë Joshko Gvardiol. Talenti i mbrojtjes kroate, rinovoi kontratën me Leipzigun deri në verën e vitit 2027. Dhe për ta transferuar në “Emirates Stadium”, kampionët e Europës do të duhet të paguajnë të paktën 85 milionë paund.
Në ishull, në garë për shërbimet e 21-vjeçarit është edhe Çellsi. Me “Blutë e Londrës që janë të gatshëm të ofrojnë shumën e kërkuar pas largimit të disa emrave të rëndësishëm nga skuadra.








