Për herë të 13 në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, e para nga sezoni 18/19

Barcelona arriti të siguronte një biletë për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Edhe pse në duelin e kthimit u mposhtën me rezultatin 3 me 1 nga Dortmund, katalanasit e Hansi Flik, ishin ata që festuan, pas suksesit 4-0 në duelin e parë.
Kësisoj, Barcelona do të luajë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve për herë të 13-të në historinë e saj, e para që nga sezoni 18/19, duke i dhënë fund serisë më të gjatë pa arritur në raundin e parafundit në historinë e saj në këtë garë (pesë sezone).